TEKSTESHQIP
Biografia
Trinjakët Luka vijnë nga qyteti i artit dhe kulturës, Shkoder Loces, e cila rriti e përkundi në djepin e saj një plejadë artistash të mëdhenj me frymën e të cilëve po rritet edhe kjo fidanishte arti. Artistët Trenjakë janë nxënës të Shkollës së Muzikës “Prengë Jakova” Shkodër, të cilët prej disa vitesh janë pjesë e orkestres së shkollës si instrumentistë.Kanë marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore të organizuara në Shkodër e jo vetëm, sikurse festivali “Akullore Fest”, dy herë si solistë dhe ne korin e festivalit prej pesë vitesh.

Në edicionin e 9-të të Diamond Fest janë vlersuar me "Çmimin special të festivalit". Pjesmarrës në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë, Edicioni XII, ku Emanuel Luka vlerësohet me çmimin “Rapsodi i ri më i mire” me këngën me lahutë “Amaneti”. Prej pesë vitesh të angazhuar me korin e kishës dje janë pjesmarrës në konkursin XFACTOR 2024.
Komente 0