Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Troja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  17
Këndon kryesisht: rock

Troja është grup artistësh i njohur. TROJA eshte grup metal i formuar ne vitin 1990, ata luajne: metal, groove metal, rock, industrial, power. Tekstet, spotet dhe performancat e tyre live jane veti qe e bejne kete grup shume te dashur njerezit. Anetaret e grupit jane: Bujar Berisha (Vokal), Florent Bajrami (Gitare), Agron Ejupi (Bas gitare) dhe Violand Shabani (Bateri). Troja është bendi, mendimin e të cilit dëshirojnë ta dëgjojnë shumë njerëz. Ata janë artistë dhe kënga e tyre është vepër arti që përpiqet të na ngrejë mbi realitetin e konfuzionit - apatisë. Në një hov të orientimeve të gabuara të kohës së sotme, të ngufatjes së shoqërisë, mosfunksionimit të ligjit, mungesës së shprehjes së lirë, vjedhjes e votës... si kundërbalancë është vendosur njeriu i vogël, i zakonshëm, i cili në demokracinë e sotme kaherë ka humbur, por që i mbetet shpresa dhe guximi për të rezistuar. Se politika është një kurth perfid, “Troja” e dëshmon me këngët që janë bërë himne kundër anomalive që ngarkojnë shqiptarin e rëndomtë. Në këngët e tyre secili e gjen veten dhe përmes saj shfaq mllefin, rebelimin dhe pakënaqësinë me realitetin ku jetojmë. Rockerët e ndryshuan botën. Ata dëshmuan se artisti nuk është produkt i shkollës, por i shpirtit. Ata e barazuan individin me institucionin, ishin forca shtytëse e ndryshimeve më të mëdha shoqërore të shekullit XX. Ata janë njerëz që mendojnë dhe sakrifikojnë.

Në Qershor 2003, Troja marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "People".

Në Maj 2004, Troja marrin pjesë në Top Fest 1 me këngën "Ata Do Flejne".

Në vitin 2003, Troja publikojnë albumin "People".

Në Qershor 2006, Troja marrin pjesë në VFM 2006 me këngën "Jena Na".

Më datë 7 Maj 2009, Troja publikojnë videoklipin "Amaneti I Clown-It". Me këtë këngë, Troja u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2009 (2009), VFM 2009 (2009).

Në vitin 2009, Troja publikojnë albumin "Amaneti I Clown-It".

Më datë 9 Qershor 2010, Troja publikojnë videoklipin "Mbretnesha Kohe". Me këtë këngë, Troja u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), VFM 2011 (2011), Zhurma Show 2010 (2010), Top Fest 7 (2010).

Më datë 17 Korrik 2014, Troja publikojnë videoklipin "Demokraci". Videoklipi u prodhua nga Pulla. Me këtë këngë, Troja marrin pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Në Shtator 2016, Troja marrin pjesë në Zhurma Show 2016 me këngën "A E Man N'men?".

Në vitin 2015, Troja publikojnë albumin "One".

Në Maj 2019, Troja marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "A E Man N'men?".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Më shumë artikuj nga Troja »


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet