TEKSTESHQIP
Troja - Demokraci
Troja
Demokraci

Në mënyrë që ta shijojmë edhe më shumë, krijimi muzikor bëhet i disponueshëm online me videoklip muzikor, për video produksionin e të cilit u përkujdes Pulla. Ky videoklip u publikua me datë 17 Korrik 2014.
Teksti :: Song Lyrics
-Demokraci! Demokraci! Demokraci! Demokraci! ...

Qysh thirret sistemi ku njerzt s'guxojnë me thanë atë që po menojnë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s'guxojnë me kallxu ç'ka po ndodhë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?

Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n'modë janë xhipat me xhama t'zi?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s'tlanë me kajtë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu "te dajtë"?

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq "Sharra ne Gozhde".
E ketë here fajin kujt me ia lanë?

-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
-Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
-Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s' ta vjedh.
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k'si kangë nuk knojnë.

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq "Sharra në Gozhdë".
E këtë herë fajin kujt me ia lanë?
Komente 0