>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i vërtetë i Tru Pak është Lirson. Jeton në Korcë dhe Athinë. Ka qenë pjestar në grupin "Komita”, të cilët tashmë nuk e vazhdojnë më aktivitetin muzikor.Pjesëmarrës në festivale të ndryshme rinore, show & evente shoqërore, Tru Pak e përfaqëson muzikën dhe rrymën Rap në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj.Projektet e këtij artisti nuk janë shumë të suksesshme për shkak se nuk është më i pranishëm në audiencën televizive.

Më datë 8 Prill 2013, ka marrë pjesë në Top Fest 10.

Më datë 17 Shkurt 2018, Tru Pak publikon videoklipin "True Secret", në Zonë e Lirë

Më datë 9 Janar 2019, Tru Pak publikon videoklipin "Izrael".

Më datë 28 Korrik 2020, Tru Pak publikon videoklipin "Zot Te Ri".

Më datë 19 Tetor 2021, Tru Pak publikon këngën “Mirënjohje”

Së fundmi në vitin 2022 vjen bashkëpunimi i tretë me D.M.K,
“Faji mbetet jetim”.

Më datë 22 Prill 2022, Tru Pak publikon videoklipin "Jeta Ime". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Tru Pak.

Më datë 19 Qershor 2022, Etmond Mancaku & Tru Pak publikojnë videoklipin "Lypsari I Shpirtit". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Etmond Mancaku, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Etmond Mancaku & Tru Pak.

Më datë 28 Prill 2023, Tru Pak & Rocky publikojnë videoklipin "Zot". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Tru Pak.

Në Maj 2023, Etmond Mancaku & Tru Pak marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Lypsari I Shpirtit".
DËRGOI: