TEKSTESHQIP

Tru Pak
Dictat
Lyrics

A edi ç’është Realiteti sotëm
BORDELL..
Të ëmbëlson, kurr nuk të vel
Të le të hash nga pak, por më pas të vjell
Te fundos shume thell, sa ske për të parë më kurrë, një reze djell
Vërdallë të sjell, njësoj si të jesh baxhellë, që faren mbjell me një tjetër partner
Të kësaj bote plerë, drejt po i rrimer, për në terr, po i duket fillim i mirë
Por është i mjerë, si ti dhe shumë të tjerë, veten mashtrojnë, emancipojnë,
Për në ferr, vetëm se shpirtin ju pati blerë, me një tufë letrash me vlerë
Ju të mirëqënë, gjumi si ju mer kur nuk ka hënë, në ktë natë të zezë sterë
Nuk po mendohesh njehre ? për ata që dritat ju ke prerë, t’merri nuk po t’merr
Ty mjekrosh, dhe sa do vazhdosh, me ktë popull të eksperimentosh ?
Me siguri që ti po shtiresh, ke vesh buzëqeshjen vesh me vesh
ref
Tru pak, ju fundos shumë thellë, komiti do vij tju pres lafshen, ju nuk kini as një farë burrërie
nuk kini as nje farë burerie, Tru pak, ju fundos shumë thell nuk kini as nje farë burrërie
nuk kini as nje farë burrërie…

Poshtë Sala, poshtë Sala, dhe sala ra na la të fala vlla
U vu palla, dhe popullit i tha Mëjaftushëm përralla
Por s’më bën dot për budalla, se une si ha kto politika
Ju, ju mungon etika, prisni dhe pak se ka komita, që ju bëjnë kritika
Prandaj qetsohu nuk duhet tju kap frika, si grate e liga Paniku
dhe ti do të bihesh nga karriga, si ra dhe sala prej fiku
Pse su fut në burg shtrigu, ? plak i fiksuar, sepse ju të dy keni bashkpunuar
Për të kamufluar ç'do lloj padrejtësie, ju jeni nga ata burra, që në fis nuk keni as një farë burrerie
Mos harroni jeni pushtetarë, por keni qënë pusht deri dije
Mora vesh që ju kan vënë kusht, për një Rilindje masonerie
Të them të drejtën ju ka zënë ngushtë, kjo organizatë vllazerie
Ej ti edi? Nuk edije…
ref
Tru pak, ju fundos shumë thellë, komiti do vij tju pres lafshen, ju nuk kini as një farë burrërie
nuk kini as nje farë burerie, Tru pak, ju fundos shumë thell nuk kini as nje farë burrërie
nuk kini as nje farë burrërie…

Tru Pak mjafton që ka tipa pranë, nuk po ja ndjen për paranë
Po e them se nuk degjeneroj Repin me Tallavnë
Lej lej le…
I le mënjanë te mbajnë cepin, ali babën, dhe ali pashanë
Më kot po mereni me kafshë ,I paralajmeroj
Kaposhat te fluturojnë dhe sot, se nesër komiti do vij tju pres lafshën
Legenave që pa merit, ju duket vetja gjoja të famshëm
Vetëm se e modifikojnë surratin në max-produtcion
Bëhen repista të bujshëm, dhe ju po i konsideroni si artista të pa kapshëm
PO.. po .., Kapeni pak me lak shkopin magjik, qe ju fak dhe ju flak
Vitet e karrierës në rap, whats up, une iki po kam frik se trinium më inspiron të kthehem prap. :)

ref
Tru pak, ju fundos shumë thellë, komiti do vij tju pres lafshen, ju nuk kini as një farë burrërie
nuk kini as nje farë burerie, Tru pak, ju fundos shumë thell nuk kini as nje farë burrërie
nuk kini as nje farë burrërie… 2x