>
LETERSISHQIP

Prizren, Ti Më Tremb

I pasur dhe i heshtur
Rrethuar me histori
Shumica thirren
Në pronësi.

Në kohëra të ndryshme
Gjaku derdhet
Qyteti ynë gjakon
Kurrë nuk mjafton.

Posa të qetësohet
Fillon begatia vazhdon shpronësimi
Kthetrat e gjata
E rrëmbejnë.

Vendi ynë i padjallëzuar
Konaku ynë mjaftë neveritës
Shtëpia ynë e ngrohtë
Pragu ynë qindëra vjeçar.

Na tremb pamas
Ndiejmë dhimbje
Dashuria është e pashuar
Për qytetin tonë muze.

vargje poetike III
mbaje endrrat gjalle