A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Familjen

Femra

Enigma e jetës
Jetësuar në trupin tim
Jeton në mendjen e ndritur
Hijeshon natyrën njeri
Endet pandërprerë pranishëm
Si shkopi i magjistarit shëndrit
Sjell begati dhe shiun
Frymon Brenda saj
Si vullkani i etshëm për liri
Zjarri përvëlues i epshit
Netëve të egra stuhishë
Mëngjeseve zgjim përrallor
Noton në folenë e dashurisë
Ndëgjohen këngët dhe baladat
Është ajo
Zonja e oxhakut
Shtylla e nderit të mbretërisë
Derdhet çaji para agimit
Ditë pazari është
Plaku kuvendon me burra
Plaka thur çorape
Lëkund djepin ky krenare
Rrezet e para të diellit
Thejnë qetësinë e natës
Vazdon odiseada e pasur
Në vatrën familjare pranë kaminit…

tyran prizren spahiu

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  3.8 / Votes cast:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019