>
LETERSISHQIP

Tradhtova Atdheun !!!

Shijuam ethet e ekstazës
Kënaqësinë e pashuar ndaj atdheut
Frymëzuar nga pena e poeteshës
Derdhëm dashurinë e sinqertë.

Koha e plumbave u venit
Agoi dita e ndërtimit të shkatërrimeve
U rrekëm punës së mirëfilltë
Të edukojmë brezat e shkronjave.

Ata-Ne, si misionarët e paqës
Pompoz medial u ndëgjuan gjithandej
Me dinakëri u futën në poret e jetës
Besuam verbërisht kreatorëve të huaj.

Na kafshoi zhgënjimi si eklipsi total
Errësira mbërtheu hijeshinë e ditës
Dëshpëruar lundëronim drejt ujëvares fatal
Pika e fundit e shpresës u fundos.

Na mbeti një shteg sërish ikjet
Lotët e pafund përcjellnin udhëtarët
Malet lumenjtë mirëpritën emigrantët
Përsëritet e mallkuara histori e shqiptarit.
vargje poetike VI
aristok