>
LETERSISHQIP

Vonë

Nuk jam shtegtar i dashurisë
Të endem nuk dua
Nuk kërkoj nektaret
në shtegun tim të bardhësisë
Mjafton një virgjëreshë...

Jetë kjo madhështore
Buron në unin tim
Etur i pashuar udhëtoj
Ekstazës së ndjenjës afsh...

Vonë në orët e hershme
Qetësia më se absolute
Rrethuar me ndjenja mistike
Lundërojmë poshtë ujëvares së kënaqësisë...
Kukës, 18.12.2015