Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Adem Zapluzha

Letrar i ngritur në Shadërvanin epik
Penda e artë në Lulëkuqet e Kosovës
Burimi i bjeshkës së bukurës natyrë
Rrezaton shtatlarti burrë stoik.

Atë ditë të ftohtë dimri tek kroi
Krenar ecte drejt frymonte Nder
Ishte vet ai baci Adem i mirësisë
Supgjërë Lumbardhin mbuloi.

Dekoruar në Durres me Çmimin e Karierës
Modestia e heshtur armatosur e ka
Qetë rrugëton botës së bukur
Thotë…shkronjat janë pasuria ime e kënaqësisë.

Jetë e tërë gërshetuar është
Mbuluar me poezi prozë rrezaton
Larg ndëgjohet zëri i shkrimtarit
Ikonën e bujarisë kujtojnë antologjitë.

Derdhen ne qenien e tij brengat
Përsërit …mbrojtur duhet liria e shenjtë
Thellësitë oqeanike dritëzojnë poetin
I yni është margaritari i Prizrenit.

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  1

Komente 1