Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Anastas Nika

Kështjella e Nderit, krahëhapur mirëpret,
Mbretin e të bukurës, poezi shqip,
Zëri që mposhtë kohën, jehon,
Në qiellin e hapur të Sarandës art.

Frymon qyteti, jeta është e ndalur,
Nga madhështia e epshdashnorit të vargjeve,
Mbuluar kanë hapësirën e emocioneve,
Buzëqeshur janë edhe yjet e lartësuar.

Posi Apolloni, Helen, Anastasi shtatëlartë,
Derdhur ka pasurin, zë në lumturi,
Edhe rrezet e magjisë mbështjell na ka,
Duke shqipëruar Qiririn - Nolin i bekuari artist.

Çmimi i merituar i madhi Aleksandër,
Ndodhet në kraharorin e tij në të shenjtin theatër,
Zbukuruar kanë oxhakun e dashurisë së përjetësisë,
Lashtësinë e Sopikut, nderuar në art të gdhendur.

Pamposhtur në skenë, natyrë kryengritës,
Mbështetur nga yjet, dritëzat e gjithësisë,
Asfiksuar shpejtë nga roli i Mbretit Lir,
Rentë teatrove, rolet e mishërojnë aktorin Anastas.

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  6

Komente 0