>
LETERSISHQIP

Mërgimtar!

Pranë oxhakut të shtëpisë
ja tek është djepi në fund të dhomës,
me shami lokja e lodhur
është çorape të leshit duke thurur.

Lënë keni pas, tmerr, në të plotën errësirë
shtigjeve të perëndimit
larguar jeni, drejt në të sigurtë.

Ndodhi lufta, tejet e egër, dëme të shumtë, torturë
vrasje, djegje, eksod i rrallë
goditën, të pamrojturën popull.

Sot, jemi në tokën tonë, mundohemi të ndërtojmë jetën
atdheu, për ndihmë ka nevojë
për ju, mërgimtarë të denjë.

Si kurrë, vend ky i shenjtë, tani shtrirë ka duart
ju mirëpret krahëhapur
thotë, në shtëpi ejani, ju të mërguarë.

Dëgjoni, kushtrimin e atdheut, rrjedhë poshtë, Lidhjes në det
tej bjeshkëve të shqiponjave
thirrja është drejtuar juve.

Tani, koha e ndërtimit është
zhvillimit, borxh kemi të gjithë
mëmëdheu, ofrohet në gjumë
ju mundon, kërkon ndihmë !

Shekulli ky, thërret burrat, gjakun e pastër Pellazg
lartë shikjoni, yjet janë mbledhur
presin kthim, në tokë të bekuar.