A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për 17 Shkurtin

Kosovë

Dëgjo, Bekuara Kosovë
vajtimin tim,
ti e di
gjoksi më gjëmon
fuqia dorëzohet drithërimave.
lodhur nuk jam nga dashuria
mbase nga TY, zhgënjyer shumë
endesh në kohë kokëulur
po, e di, je e frustuar
dëgjohet nga ty mëria
besom, do kalon edhe kjo
patriotike ndjenjat lëvizin
dua-e tërë kjo amulli
gjendja e rënduar kurrë të mos kthehet
betohem, unë i thjeshtë një njeri
mos u largo, të lutem më shikjo
merituar kam nderin qytetar
në Ty mishëruar jam
tek ti shijova atdheun
historinë, flakën, burimin e virgjërisë
sot,
unë jam shumë krenar
di
do na lejon ëndrrat të jetësohen
muzgjeve të të përqafoj
lindjen, gdhirën e ditës
bashkë të gëzohemi jetës.
Unë, Ti, do mbretërojmë me kohën

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike
POETI.

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by Tyran Prizren Spahiu -

Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  10





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019