Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Atdheun


I Imi Atdhe

Atdheu me dorë nuk fton
as me sy nuk preket
hynë në krahëror
zemrën te dashuron.
*
Dielli i mëmëdheut ndryshe nxen
qenien me qetësi ledhaton
frymojnë doket e atdheut
miqësia ka kuptimin Fisnikëri
shfrenime nënshtruese nuk do gjen
mbase jo braktisje nga pasardhësitë
bujaria lëvrohet brez pas brezi
sundon moral i pastër familjar
mëmëdheu nuk nështrohet
nuk është as oqean i pafund
rrjedh në venat e gjakut
trupin qetëson
end në tërë globin
vendet më të fshehura të rruzullit
dehje nuk do ndien
vend të shqiponjave askund nuk do gjen.
*
Nëna, buka, kripa kanë kuptim
shenjtëria aty buron
takon gegë, toskë e dardanë
vëllezër të një gjaku, një komb janë.
*
Në besime janë të ndarë
bashkëjetojnë si një popull
Besën e kanë kushtetutë
jetësojnë vëllezërit e një gjuhe, motrat e një nëne, jemi Shqiptarë.

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- U dërgua nga Tyran.Spahiu -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente 0