TEKSTESHQIP

Upstream
Maraton
Lyrics

Te një pllajë era fryn, asnjëherë nuk ndalet
Dhe një re e bardhë në qiell, duket sikur falet
Aty poshtë barin e njomë e than dielli perherë
Një gështenjë e vjetër shumë, tund degët në erë

Aty një skifter fluturon
Se ai aty mbretëron çdo ditë
Në qiell klithma e tij thërret
Se ai aty do të luftojë në jetë

Vetmitar që erën çan dhe aty guxon përherë
A s’më thua mik i largët, si duket atje?
Aty poshtë barin e njomë e than dielli përherë
Këtu lart s’më trëmb asgjë, jam mbret i lirë përjetë

Aty një skifter fluturon
Se ai aty mbretëron çdo ditë
Në qiell klithma e tij thërret
Se ai aty do të luftojë në jetë

Aty një skifter fluturon
Se ai aty mbretëron çdo ditë
Në qiell klithma e tij thërret
Se ai aty do të luftojë në jetë