TEKSTESHQIP
Upstreem - Origjine E Mohuar
Upstreem
Origjine E Mohuar

Për këngën kanë punuar në bashkëpunim kompozitorët Endrit Goga & Olsi Gjondedaj, autorë të fjalëve të tekstit rezultojnë të jenë Endrit Goga & Ertos Vejsiu, ndërsa për produksionin u përkujdes Besnik Gaçe.
Teksti :: Song Lyrics
Thonë kam gjak heronjsh
por s'di pse s’mbaj mend
Gjaku më vlon ndër deje
unë shoh veç mjegull terr

Se kuptoj, as kam për ta kuptuar
Kërkoj veç dritë të shoh,
kërkoj veten të njoh

O njerëz jam si ju,
skam ç’bëj nuk kthehem dot pas
O njerëz pse s’kuptoni dot,
gjithçka duhet të ndryshojmë

Thonë jam shumë i hershëm
Po s’mi tregojnë sekretet
Mijëra vjet kam mbijetuar
jam gjallë për të treguar

Se kuptoj, as kam për ta kuptuar
Pushtues anembanë,
tradhtarë në këtë vend

O njerëz jam si ju,
skam ç’bëj nuk kthehem dot pas
O njerëz pse s’kuptoni dot,
gjithçka duhet të ndryshojmë

Më i lashti në kontinent
I hapa sytë botës sot
E si shpërblim mua mu dha
Gjenocid edhe pushtim

Njëmijë vjet, edhe pesëqind vjet
U humba njëqind vjet
Por prapë nuk do të vdes

O njerëz jam si ju,
skam ç'bëj nuk kthehem dot pas
O njerëz pse s’kuptoni dot,
gjithçka duhet të ndryshojmë

O njerëz jam si ju,
skam ç'bëj nuk kthehem dot pas
O njerëz pse s’kuptoni dot,
gjithçka duhet të ndryshojmë

VIDEOKLIPE

Komente 0