TEKSTESHQIP

Urban Band
Padrejtësi
Lyrics

Mirë se erdhe në jetë o njeri
Gatitu për luftë, rreshtohu për nji
Fshihu nën hije, se jam grabitqar
Ligji zinxhir, dhe ti je pengu i saj
Mirë se erdhe në lojë mor djalë
Letrat i ke, por të fitosh s'bëhet fjalë
Do hidhesh, do ndalesh e diku do çalosh
Për t'u ngritur në këmbë, lejen time kërko

[REF.:]
Hej, jam zëri yt, jam hija jote
Kur ti mbyll sytë, nuk ka më fjalë
Padrejtësi unë jam, dhe ti nuk e di si të vras
Ngadalë i fshehur në skutat e babëzisë
Unë jam të kam në dorë e të mbaj manekin
K'tu nuk ka barazi më quaj padrejtësi

Mirë se erdhe në jetë moj vajzë
Vitet kalojnë, unë po i njëjti avaz
Më quaj sovran e më thirr diktator
Shpirtin ta blej edhe nësе ti s'do

[REF.:]
Hej, jam zëri yt, dëshira jote
Kur ti mbyll sytë, nuk ka më fjalë
Padrejtësi unë jam, dhе ti nuk e di si të vras
Ngadalë i fshehur në skutat e babëzisë
Unë jam të kam në dorë e të mbaj manekin
K'tu nuk ka barazi më quaj padrejtësi
Unë jam, dhe ti nuk e di si të vras
Ngadalë i fshehur në skutat e babëzisë
Unë jam të kam në dorë e të mbaj manekin
K'tu nuk ka barazi më quaj padrejtësi

[REF.:]
Padrejtësi unë jam, dhe ti nuk e di si të vras
Ngadalë i fshehur në skutat e babëzisë
Unë jam të kam në dorë e të mbaj manekin
K'tu nuk ka barazi më quaj padrejtësi