TEKSTESHQIP
Uskana - Ankthi I Nje Dasme Te Pa Bere
Uskana
Ankthi I Nje Dasme Te Pa Bere

Teksti :: Song Lyrics
Heshti kënga dhe as vargu dot su tha
Ngrin' dhe krushqit n'oborr nusja nuk u pa
Sra tupani as dasmoret slan urim
Kot e priti dhëndrri nusen n'përqafim

E rrëmbeu në qiell ai Engjulli i bardhë
s'është për tokë, për parajsë tha don'me ardhë
A thua loti do të shterret ndonjëherë
A ka fund ky pikëllim, e ky vrer

( refreni )

A ka ditë,a mbet jetë për pak gëzim
A ka natë,a ka gjumë për pak pushim
qajnë yjet bashkë me hënën me shkelqim
si ujvarë po biejn lotët me rrembim

Krushqit nusen me duvak nuk e prunë
Flamurtari s'ngren flamurin
se në varr e çunë,
gëzimin morti e rrëmbeu s'i dha jetë
s'ka më keq kur zemren nënës
ja len shkret'

Gjithçka ndizet, vjen dhe shuhet
pak nga pak
ndaj dhe vdekjes nuk i iket, e kem hak
Përcaktimi është i Zotit të vërtetë
çdo krijesë e çdo shpirtë në amshim e pret.

( refreni )

A ka ditë,a mbet jetë për pak gëzim
A ka natë,a ka gjumë për pak pushim
qajnë yjet bashkë me hënën me shkelqim
si ujvarë po biejn lotët me rrembim

...

( refreni )

Liridonë në parajsë ti pusho
falna Nurin, atë Nur ti dritëro.

DËRGOI:
Komente 0