Uskana
Ecja Jote
Ecja Jote
Teksti :: Song Lyrics
Ti ec pa droje ndër rrugët tua
S’ve re se unë s’ti heqa sytë
Por dot s’ta them sa fort të dua
Kam shpresë të gjejë një rast të dytë
Dhe qastet ikin e kjo dëshirë
Vazhdon të rrojë në kokë e gjallë
Gjersa pasqyra pa pas mëshirë
Më ngre një pritë dhe del perballë
Sa kot mundohem për me e flakur
Me copë e grima ta hedh në udhë
Por turret kohës një vjeshtë e plakur
Me laps të moshës ma shton një rrudhë
Ndaj gjethe t’thara duke u endur
S’më pyesin fare t’ju jap pelqim
Po zbresin zëshëm si zogj të çmendur
Ketu mbi shpatull mbi krahun tim …
S’ve re se unë s’ti heqa sytë
Por dot s’ta them sa fort të dua
Kam shpresë të gjejë një rast të dytë
Dhe qastet ikin e kjo dëshirë
Vazhdon të rrojë në kokë e gjallë
Gjersa pasqyra pa pas mëshirë
Më ngre një pritë dhe del perballë
Sa kot mundohem për me e flakur
Me copë e grima ta hedh në udhë
Por turret kohës një vjeshtë e plakur
Me laps të moshës ma shton një rrudhë
Ndaj gjethe t’thara duke u endur
S’më pyesin fare t’ju jap pelqim
Po zbresin zëshëm si zogj të çmendur
Ketu mbi shpatull mbi krahun tim …
DËRGOI:
- Publikimi: 10/06/2022
- Ora: 12:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0