TEKSTESHQIP
Valbona Halili - Nuse Ka E Nuse Ska
Valbona Halili
Nuse Ka E Nuse Ska


Teksti :: Song Lyrics

Me kimet e kam një vëlla
Po për nuse mendje s’ka
Me kallëzoni shoqe moj
Çfarë katundi ta martojmë

Rrugët mora fshat me fshat
Me gjet nuse për merak
E du gocë nuse për shtëpi
Se dhe vëllain e kam flori

Në Petrelë u ngjita
Dola në kala
Gocat yll si drita
Kishe qejf me i pa

Zbrita nga Petrela
Dola në Mullet
Një nuse me tela
Vëllait me ia gjet

Rreth e rreth Tironës
Ka katunde plot
Bjeri çuno onës
Ndryshe s’e gjen dot

Qark e qark Tironës
Ka katunde plot
Po si luajte kombët
Nuse nuk gjen sot

Autostradën mora
Kalova nga Vora
Plot goca unë gjeta
Të ombla porsi bleta

Ne Maminas, ndala pak
Kishte goca për merak
Ishte vend për pareli
Për me bo tamom krushqi

E bela more bela
Hall më të madh se ky nuk ka
Nuse ka e nuse s’ka
Hajde gjej nuse për vëlla

E bela more bela
Hall më të madh se ky nuk ka
Nuse ka e nuse s’ka
Hajde gjej nuse për vëlla

Gocat që ka Ndroqi
Me i pas zili
I ka falur Zoti
Për miq e sajdi

Por më thane se për hyzmet
Po do nuse me çu jetë
Me bo darkë e me shtru drekë
Shko e merre në Yrshek

O mor vëlla i miri vëlla
Në katund plot goca ka
Vene gishtin ku do ti
Se të gjitha janë flori

Vene gishtin në çdo fshat
Gjithë Tironës bjeri qark
Zgjidhe gocën pa merak
Se të gjitha e kanë hak

Kontribuan:
Reni
Komente 0