Valbona Jakova, poetesh e përkthyese shkon në Itali në vitin 1991. Jeton në Ghedi, provinca e Brescia -s. Në 1995 boton përmbledhjen e saj të parë me poezi Enigmat e Pasmesnatës. Në 1998 publikon Kujt i takon kjo buzëqeshie e brishtë?. Në 1999 dalin përkthimet e Ungaretti: Raccolta di 37 poesie (ed. Mondadori); e të Neruda: Venti poesie d’amore e una canzone disperata, Njëzet poezi dashurie dhe nje këngë dëshpërimi(edizioni Accademia). Në 2000 prezanton në Tiranë përkthimin e librit të Padre Livio Fanzaga Perché credo a Medjugorje?Përse besoj në Medjugorie (Sugarco Edizioni, best-seller i vitit 98). Në 2001 bashkëpunon si bashkëautore për tekstin shkollor Ti racconto il mio paese, Të tregoj vendin tim botuar nga editrice Vannini. Nel 2003 fiton çmimin e parë në konkursin “Immicreando 2003”të organnizuar nga Fondazione ISMU e nga Arcidiocesi e Milano-s dhe çmimi i dorëzohet nga vetë Kardinal Tettamanzi. Në gusht përkthen veprën e dytë të Padre Livio Fanzaga Il Falsario- Falsifikuesi (ed. Sugargo Edizioni, 1999). Në 2006 kujdeset për tekstin dygjuhësh me fiaba të Sokol Jakovës Donne, cacciatrici e perfidi imbroglioni, të Sinnos Editrice me redaktimin e skedës së gjuhës shqipe në brëndësi të librit të përgatitur prej saj. Në 2007 publikon përmbledhjen me fiaba Gërshërët e Erës Shtëpia botuese Weso, Tiranë. Në 2008 fiton çmimin e parë në konkursin kombëtar të: Poezi imigrate me poezinë “Ai do të kthehet”. Një vit më vonë do t’i jepet një çmim Njohje nga Shoqata Vatra Arbëreshe për kontributin e dhënë letërsisë shqiptare në Itali. Në 2011 në konkursin AlberoAndronico klasifikohet e dyta, seksioni autorë të gjuhës mëmë jo italianë për librat e publikuar në harkun e viteve ( 2005- 2010) me librin me poesi La tempesta delle ore. Në 2012 merr Diplomë për tregimin Le montagne di Kuçit, Malet e Kuçit, në konkursin AlberoAndronico. Në 2013 përkthen në shqip për kolanën “Poethry” poetin italian Andrea Garbin e të huaj si Rosana Crispim da Costa e Viorel Boldis.Në 2013 përkthen në shqip nga italishtja librin: “Come si è fatto Re d’Albania Ahmet Zogu”. Në 2014 përkthen autorë si Beppe Costa, Jack Hirschman, Valeria Raimondi- Poetry II – Rrjedhë dallge që shtyn – Në 2017 në italisht përkthen autorin kosovar Fahredin Shehu me librin dygjuhesh “Elisir”. 2017 boton librin me përkthime “Poetet ndezin vetëm llampa”. Në 2018 përkthen ne shqip poetin mantovan Umberto Bellintani me librin “Ndoshta nje fytyrë ndër një mijë”. Në vitin 2019 del libri dygjuhësh me poezi të përkthyera nga ajo në italisht të poetes Migena Arllati. Gjithashtu del edhe libri për fëmijë i shkruar në italisht “ Tre derrkucat dhe derrkucat emigrante”. Poezitë e saj gjithashtu janë të pranishme në disa antologji. Punon si Ndërmjetse kulturore.