>
BIOSHQIP
Biografia
Deri me sot Valbonen e ka udhehequr dhe shoqeruar nje pasion tejet i madh per artin e kenges. Qe femije ka qene aktive me grupin artistik te shkolles ku ajo mesonte dhe pjesemarrese ne festivale femijesh ne qytetin e Elbasanit. Ne moshen 17 vjecare, talenti i saj u spikat nga udheheqesi artistik i teatrit "SKAMPA" dhe kompozitori i njohur z.Edmond Rrapi. Pas kesaj, ajo menjehere aktivizohet si kengetare me estraden profesioniste te teatrit per disa vite.Gjate kesaj kohe ate do ta shikoje ne cdo eveniment kulturor qe zhvillohej ne qytet dhe jashte saj,duke perfshire ketu edhe aktivitete te shtepise se kultures ne ate kohe.

Ne vitin 1999 fillon studimet per BIO-KIMI ne universitetin "Aleksander Xhuvani" dhe gjate kesaj kohe kurorezohet si :"Princesha e maratones se kenges",nje konkurs talentesh ky midis studenteve dhe nxenesve te shkollave te mesme ne Elbasan.

Ne vitin 2000 behet pjesemarrese ne festivalin:Kenga magjike,me kengen :"Mall "te kompozuar nga z.Edmond Rrapi. Ne vitin 2002 mer pjese ne festivalin e pranveres ne RTSH, me kengen:"Nate e marre", gjithashtu te kompozuar nga z.Edmond Rrapi. Ne te dyja keto evenimente ajo eshte vleresuar si finaliste.

Ne vitin 2009 audicionon ne talent shown me te famshem ne britanine e madhe "X FACTOR" ku pjesemarrja eshte marramendese dhe me e larta ne Europe.Ate vit nr arriti ne 200 mije.Pavaresisht konkurences shume te larte ajo arrin te kualifikohet denjesisht ne 25 te fundit te kategorise mbi 25 vjec,nje kualifikim qe asnje shqiptar nuk e ka arritur deri sot ne "X FACTOR UK".

Në vitin 2012, Valbona Zhuleku konkuron ne nje format te ngjajshem me "X FACTOR"por kete here ne Shqiperi:"THE VOICE OF ALBANIA 2"ku la shume mbresa me performancat e saj dhe arriti te kualifikohet ne treshen me te mire ne grupin e Sidrit Bejlerit.

Ne shkurt te vitit 2013 realizon me My Music Radio, videoklipin e pare te saj me kengen :"SHINE"te kompozuar nga Dorian Gjoni.

Në Maj 2014, Valbona Zhuleku merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Pasqyra E Thyer".
DËRGOI:

KATEGORI: