>
BIOSHQIP
Biografia
Pasi mbaroi shkollën e mesme fitoi konkursin për studimet e larta në Universitetin "Aleksandër Xhuvani " në Elbasan. Njëkohësisht në tetor të vitit 1992 nisi punën si mësuese në fshatin 'Zdravë' të qytetit. Më pas emigron në Itali, Milano. Rikthehet në qytetin e saj, në Kuçovë, ku aktualisht ushtron profesionin e fotografes. Pasioni i saj për letërsinë ka nisur qysh në fëmijëri. Së fundmi botoi dy librat e saj të parë me tregime. Libri i parë titullohet " Vogëlushët gazmorë të pallatit"! Libri i dytë titullohet " Një ndodhi në Mirabello". Ka mjaft shkrime të tjera të cilat presin për tu botuar. Ka botuar mjaftë krijime në gazeta të ndryshme si dhe në faqe letrare në internet. Disa krijime të saj janë përfshirë edhe në Antologji poetike nga poetë të ndryshëm shqiptarë. Aktualisht ka në dorë një roman për fëmijë si dhe një vëllim me poezi.