Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Atdheun

Edhe Pse Heshtur, Zemra Te Therr

Ti ike larg, në dhe te huajë,
Ishe i ri, me plotë fuqi,
kaptove malet i hutuar,
me a’t avion në kaltërsi.
Dhe qielli i kaltër si shok i mirë,
të shoqeroi gjer në të gëdhirë,
valixhja jote e zezë e nxirë,
sa shume kujtime, sa pak hapsirë.
Një bllok kujtimesh , a një ditar ,
një stilolaps edhe shumë mall,
lotët e nënës margaritar,
ne a’t valixhe mbushur rradhë- rradhë.
Avioni humbi në retë pafund,
dhe ti në heshtjen që zuri vend,
pak mall e fjalë shikon gjithkund,
edhe pse heshtur, zemra të ther.

mars 2014

- poezi nga Valentina Llapri


- U dërgua nga fotovali -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  15

Komente mbi këtë krijim