Mbrenda Meje Jeton Sëmundja

(Kushtuar mikës time Që vuan që pesë vite nga sëmundja)

Që pesë vjetë jetojë me smundjen
Jetojë me vujtjen e me dhimbjen
Askënd t'afërm se kam pranë
Të paktën, Nanën ta kisha pranë

Ah këtë smundje ma se durojë
Përveq dhimbjes në trup e shpirt
Në asgja tjetër nuk mendojë
Nuk e di kshtu si do të jetojë

Më shkon mendja te nana ime
Sepse ajo është pjesë e zemrës time
Dhimbje e halle t'mija ajo nuk i dinë
Nuk dua ti tregojë për t'ja shtu mërzinë

Ah moj sëmundje që jeton brenda meje
Dua të largohem përherë prej teje
Me dhimbje e halle, n'shpirt m'ke lodh
Prej atëherë kur n'mua ke ndodh

Çdo ditë barna e ilaçe pa ja da
Nuk e di mirë a janë tuj m'ba
Llojë llojë medikamente tuj mi ndrru
A thu do të munden me m'shëru ?!

Zoti i madh sëmundjen e ka dërgu
Për çdo sëmundje ilaç ka dhuru
Shpresa e fundit Zot i madh je ti
Me më nxjerr nga kjo fatëkeqsi
-------------------------------------------------------------
Valmira Beqiri - Morina
07.03.2016 Zürich

- poezi nga Valmira Beqiri-Morina


Nuk ka akoma asnjë votë