>
BIOSHQIP
Biografia
Është një djalosh i ri nga Ferizaj i cili ka filluar të merret me muzikë dhe po pëlqehet shumë nga publiku, sidomos nga ata të Ferizajt. Në një bisedë për Tribunën ai theksoi që është i pakonkurrent atje, ndërsa bën me dije se e ka në plan ta pushtojë skenën tonë.

Ndryshe, ndonëse jo shumë i njohur në tregun e gjerë, Valoni tashmë i është përveshur punës dhe po sjell dy këngë të reja.

"Do të dal një këngë e re me muzikë nga Shkumbin Nebihu dhe me tekst të cilin e kam shkruar vetë, po ashtu jam ftuar nga një këngëtare e Shqipërisë për një bashkëpunim të mundshëm. Kam shumë publik në Ferizaj dhe jam i angazhuar në shumë mbrëmje këtu. Tani e kam synim tregun më të gjerë tek ne”, është shprehur me shumë bindje këngëtari.

Më datë 27 Nëntor 2010, Vjollca Selimi & Valon Bytyqi publikojnë videoklipin "As Nuk Thuhet As Nuk Shkruhet".

Më datë 11 Maj 2013, Valon Bytyqi publikon videoklipin "Sa Larg Ike". Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Nebihu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Shkumbin Nebihu.

Më datë 23 Korrik 2016, A.D.X publikojnë videoklipin "Fustani", në bashkëpunim me Valon Bytyqin dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës. Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Nebihu, ndërsa teksti u shkrua nga Fadil Topalli. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 15 Korrik 2017, Valon Bytyqi publikon videoklipin "Miku Im", në bashkëpunim me Bardhyl Abazi.

Më datë 27 Shtator 2018, Valon Bytyqi publikon videoklipin "Kush Je Kon", në bashkëpunim me Fidan Ahmeti. Kënga u punua nga Agon Neziri. Videoklipi u prodhua nga RGB Entertainment.

Më datë 26 Prill 2019, Fjolla Morina publikon videoklipin "Si Ta Pranoj", në bashkëpunim me Valon Bytyqin. Muzika e këngës u punua nga Bini Nebihu, ndërsa teksti u shkrua nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 21 Tetor 2022, Valon Bytyqi publikon videoklipin "Opcion". Muzikën dhe orkestrimin e këngës e punoi Shkumbin Azizi, ndërsa tekstin e shkroi Flamur Hasani.

Në vitin 2023, Valon Bytyqi publikon albumin "Kenge Te Paharruara".