TEKSTESHQIP
Valon Shehu - Yjet E Gjakovës
Valon Shehu
Yjet E Gjakovës

Krijimi muzikor vjen tek fansat i realizuar në sferën vizuale edhe me një videoklip, i cili u publikua më 14 Qershor 2021. Për melodinë dhe për tekstin është kujdesur Ilir Shaqiri, teksa për produksionin audio ka punuar në studio Etno Music.
Teksti :: Song Lyrics
Oooooooo hije t'paska emri,
Gjakove lulja e gjakut,
Shqipja me dy krena, ooo je molla e bajrakut,
Shqipja me dy krena, ooo je molla e bajrakut,
Toka ndizej zjarr, Mbillej po me plumba,
Paska djem Gjakova trrim si Permet Vula,
Folet prape me yje ndor s’tu dridh martina,
Yje rrite n'djepa yll si Yll Morina,
Mbahu moj nane Loke, asnjeher koke ulur,
Yjet e Gjakoves Zoti i ka perkundur,
Mbahu moj nan Loke asnjeher koke ulur,
Djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur.

Ooooo sa her ta nxine qiellin,
Tokes i dhe burra,
Djepat prape i mbushe ooo,
Plot me Bajram Curra,
Djepat prape i mbushe ooo,
Plot me Bajram Curra,
Moj Gjakove dardane,
Varre, male, gropa,
Do ta sjell lirine pisket Ilir Soba,
Paska djem si zana yje permbi kreshta,
Yje perkun nana yll si Elton Zherka,
Mbahu moj nane Loke asnjeher koke ulur,
Yjet e Gjakoves Zoti i ka perkundur,
Mbahu moj nane Loke asnjeher koke ulur,
Djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur,
Djepat e gjakoves Zoti i ka perkundur.

VIDEOKLIPE

Komente 0