TEKSTESHQIP
Biografia
Vaskë Curri ka lindur në një familje të thjeshtë, ku janë shquar në breza për muziken. Në moshen 18-vjeçare u bë pjesëtar në Ansamblin Ushtarak, por për arsye të biografisë u transferua ne Shkodër. Mbas shërbimit ushtarak u angazhua në Shtëpinë e Kulturës së qytetit të Përmetit, ku ka marrë pjesë me grupin e Laver Bariut dhe me Elena Gjikën në Festivalet Folklorike të Gjirokastrës, si dhe në koncerte të tjera, si brenda dhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë në festivale ndërkombetare në Greqi, Rumani, Suedi, Norvegji, Finlandë, Francë, Holandë etj. Mbas shpërndarjes së grupit në vitet e para të Demokracisë, Vaska e pati vazhduar veprimtarinë si këngëtar, duke nxjerrë në treg gjashtë albume me këngë popullore tradicionale të Jugut.