TEKSTESHQIP
Vaske Curri - Demua I Kaperdisur
Vaske Curri
Demua I Kaperdisur

Projekti ka ardhur tek artdhashësit i plotësuar mjaft mirë edhe me një videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 30 Janar 2014.
Teksti :: Song Lyrics
I.
Demua thosh që kam një palë
saraje të larta ee
Ah sa më therte ty edhe mua
kur Demua thosh që kam një palë
saraje të larta
Ai kishte një kasolle me kashtë
Ç'binte brenda binte jashtë
I mjeri Demo, zavalli Demo
prandaj...

Ref.: Demua rrinte i kapardisur
edhe e shoqja rrinte kullundrisur (2x)

II.
Demua thosh që kam
një kalë me shalë ëë
Ah sa më therte ty edhe mua
kur Demua thosh që kam
një kalë me shalë
Ai kishte një gomar të calë
pa kapistall pa samare
I mjeri Demo, zavalli Demo
prandaj...

Ref.: Demua rrinte i kapardisur
edhe e shoqja rrinte kullundrisur (2x)

III.
Demua thosh që ha bukë
me bejlerë e pashallarë ëëë
Ah sa me therte ty edhe mua
kur Demua thosh që ha bukë
me bejlerë e pashallarë
Ai bridhte nëpër pazare
hante bukë me qenë e me zagarë
Zavalli Demo, i mjeri Demo
prandaj...

Ref.: Demua rrinte i kapardisur
edhe e shoqja rrinte kullundrisur (2x)

DËRGOI:
Komente 0