>
LETERSISHQIP

E Cfare U Be?...

Kur këngë të vjetra nis këndoj,
Në mëndje vetëm ty të ndesh.
Po karafila më s’dërgoj
E lumtur qofsh, kudo të jesh!

Të më kujtosh, nuk të kërkoj,
Aq më shumë të ndjesh për mua,
Se vjen një çast, në mos gaboj,
Tek njeri tjetri s’kemi më hua.

E çfarë u bë, nëse u ndamë,
Secili shkoi në rrugë të tij.
Ç’më pate dhënë, e lashë mënjanë,
Si flakë të shuar përmbi thëngjinj.

E çfarë u bë, nëse u ndamë,
Shpirti na mbeti njëlloj i ri
Çfarë patëm thënë mënjanë e lamë
Dhe flakë të re ndezëm përsëri.