TEKSTESHQIP
Biografia
Vesa Vllasaliu është një nga vajzat më të komentuara në mediat rozë. Pjesmarrja e saj në “BBVK”, bëri që ajo të marrë jehonë të madhe dhe të njihet nga të gjithë, për jetën e saj publike por edhe atë private. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu sa ishte brenda në shtëpi, ka folur rreth historisë së saj të dashurisë me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha, deri tek përfundimi i kësaj lidhje. Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha dhe Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje. Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan mjaft shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien toksike. Megjithatë, bukuroshja shqiptare së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.

Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit. “Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova. Sulmuesi i Hoffenheim theksojmë se u martua me Edona Rudakun në maj 2023.