TEKSTESHQIP
Biografia
Tani vite me radhë,në muajin Maj mbahet festivali i video - klipeve muzikore Video-Festi Muzikor,VFM. Ky festival, edhe pse ka filluar vetëm ca vjet më parë (2003), tani më është bërë, pa asnjë dyshim, vendi ku takohen pothuajse të gjitha yjet e artit muzikor por edhe filmik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Qëllimi i Video-Festit Muzikor (VFM) është promovimi dhe stimulimi i krijimtarisë së artistëve dhe produksioneve video muzikore në trojet e lartpërmendura.

Se, ky qëllim i yni e ka gjetur përkrahjen e duhur tek të gjithë, tregon më së miri edhe prezenca e këngëtarëve, kompozitorëve dhe produksioneve video - televizive. Është bërë privilegj i veçantë të jesh i ftuar dhe prezent në natën finale të këtij spektakli të vërtet i cili tradicionalisht mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Është poashtu, traditë që ardhjen spektakulare të yjeve më të mëdha të skenës muzikore shqiptare ta presin me brohoritje dhe ta përshëndesin me qindra e mijëra adhurues të tyre. Këta mblidhen para tepihut të kuq që çdo vit vendoset para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

VFM bënë seleksionimin dhe përzgjedhjen e video - klipit më të mirë muzikor në 16 kategori. Nëpërmjet të jurive profesionale, seleksionuese dhe vlerësuese, VFM përzgjedh video-spotet më të mira muzikore të paraqitura në TV gjatë vitit paraprak.

VFM është I karakterit garues, por kandidatët nuk duhet të paraqiten vet për këtë garë. Organizatori ka për detyrë të bëjë përmbledhjen e të gjitha spoteve të publikuara dhe t`ia dorëzoj jurisë seleksionuese për shqyrtim. Kjo juri pastaj, bënë përzgjedhjen e nga katër spoteve në secilën kategori dhe i`a procedon këtë përzgjedhje jurisë së zgjëruar vlerësuese e cila bënë përzgjedhjen e nga një video-spoti fitues në secilën kategori.

Juria e VFM është profesionale dhe në të duhet të ketë regjisor, kameraman, montazhist, muzicientë.. Juria ndryshon për çdo edicion me qëllim të transparencës dhe vendim marrjes sa më korrekte dhe gjithëpërfshirëse.

CEREMONIALI

Emrat e fituesve shpallen në ceremonialin e ndarjes së shpërblimeve që çdo vit mbahet në fund të Prillit në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Në mbrëmje paraqiten fytyra të njohura nga të gjitha sferat e artit, sportit, politika të cilët defilojnë nëpër skenë duke e bërë mbrëmjen edhe më glamuroze. Programi i ceremonialit final është më se artistik dhe i veçantë.

Kjo mbrëmje është e rezervuar për yje, sponsorët e manifestimit sikurse edhe për fytyra eminente nga Kosova dhe mbarë trojet shqiptare.
Komente 1