>
LETERSISHQIP

E Bardhë

Më thirre?
Do të vij!
Përtej – jeta, s‘është larg.
Fluturojnë, të marrosura,
Jelet e mendimeve
Të bardha!

Më thirre?
Po vij!
Të thara, të plasaritura buzët,
Puthin fjalë
Të bardha!

Më thirre?
Erdha!
Natën shqyen vrapi,
Mbi trokun e zemrës,
Dhe sjell Agime
Të bardha!
Jam!
Mallit të ciklontë mbështjellë,
Ndezur dritat
Të bardha, të bardha, të bardha!
Më shih!
E premte 18 nëntor 2011 ora 13:31