>
LETERSISHQIP

S’Di Pse Syri M’U Përlot

Shën Valentin ishte ajo ditë.
Tre trëndafila më dhurove buzagaz:
Për Shën Valentin, the, për ëndrrën tonë,
Dhe mëngjesin e kaltër që vjen më pas.

Por... Shën Valentini e vodhi atë ëndërr,
Në trastë e futi, e hodhi në krah.
Në një udhëkryq qëndroi, u lodh,
Kishte ecur me hapa të mëdha.

... Dhe unë s’e di, pse syri m’u përlot...
E hënë 22 gusht 2011 ora 11:00