>
LETERSISHQIP

Botë Memece

E vjetër sa dhimbja njerëzore ti, botë e mykur,
Memece mbete. Qirinjtë e blertë t’i dogjën duart,
Përvëlimin e kapërdive bashkë me fjalët,
Botë memece e dhimbjes njerëzore!

Veten s’e ushqeve me tinguj pabesie,
Dhe kokën ule e drobitur atë natë.
Për rënkimet e shpirtit të folën lotët,
E dinin se mardhja do të ishte shumë e gjatë.

Botë memece mesnate,
fshehur në dhimbjen njerëzore.
Tiranë, e mërkurë 21 maj 2014 ora 02:45