Më mbaj mend (për 1 muaj)

Violeta Kukaj Retkoceri - Drenica Ime  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  10

Komente

Asnjë Koment

11/12/1998

1998-12-11T11:13:38+00:00



*Bislim Muçaj:
Kush mendon të luaj me nderën shqiptare,
Do t’a ham’ me dham’, do t’a bajm’ batare,
Kshtu amanet na e la i pari,
Me faqe t’bardh’ gjithmon ka vdek shqiptari.

*Violetë Kukaj:
O Drenica ime, hapja kullës derën,
Se po vjen liria, bashk’ me pranverën, hej,

Tok’ e Dugagjinit, jo nuk bahesh tjetër,
Se del buka e re, prap’ nga maxhja vjetër, hej,

Kam dhe pak barot, sa me djeg Ballkanin,
Prap’ të shtat’ krajlit’, kan’ me ma ni zanin, hej,

Se un’ jam Kosova, që e kam adet,
More nga nji pash’, o me myt përvjet, hej,

O-O-O-O-O-O… Drenica ime, hej,
O-O-O-O-O-O… Hapja kullës derën, hej,
Me vështrim përpjet’, po i pres rrufet’,
Jetën e kam vdekje, vdekjen e kam jet’, o hej,
Se un’ jam Kosova, që nga plumbi s’vdes,
Se Shqipni m’tha Zoti, dhe Shqipni do t’mbes, o hej.

M’u afro o bir, e ma shuj kët’ mall,
Veç njiher’ t’a puth, at’ shqipe në ball, o hej,

Veç ta shoh lirin’, n’ata syt’ e tu,
Dhe t’uroj me zemër, Zoti qoft’ me ju, o hej,

Kurr’ ma mir’ o bir, se sot nuk je dukur,
Me kto tesha t’reja, po m’dukesh ma i bukur, hej,

Me gur’ të ksaj toke, kuvendon shqiponja,
Histori po shkruhet, vetëm me tri shkronja, o hej,

O-O-O-O-O-O… Drenica ime, hej,
O-O-O-O-O-O… Hapja kullës derën, hej,
Me kushtrim përpjet’, po i pres rrufet’,
Jetën e kam vdekje, vdekjen e kam jet’, o hej,
Se un’ jam Kosova, që nga plumbi s’vdes,
Se Shqipni m’tha Zoti, e Shqipni do t’mbes, o hej.


Ky tekst u dërgua nga  teksteshkruesi   LRamadani




Më Shumë Këngë Nga Violeta Kukaj Retkoceri:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet