TEKSTESHQIP
Vislig - Vran Vislig
Vislig
Vran Vislig

Teksti :: Song Lyrics
Vrani i errët -
Çati të zeza të rrudhura mbi njëra-tjetrën,
Frymë pa zhurmë
Ajër i rëndë, i rënduar, i rënë
Shi, bie
Litarë
S'ka gjallesë -
Gurë, vetëm gurë,
Tjegulla, gurë, baltë, mure balte, gurë balte
Shiu godet e cërkon, kërcen shiu në
Qytetin e vdekur
Me ndërtesat e ngrëna me
Faqe të çjerra, të mbuluara nga
Ndyrësia e njerëzve të vegjël
Lëvizje të rrëgjuara të fshehura, me
Guna të zeza, të kërrusura shkojnë
Veçmas, - herë bashkë
Sillen,
Gënjejnë veten, sillen e sillen,
Gënjejnë litarët e shiut
Që nuk kanë fuqi të hypin mbi litarët e shiut
Vetëm vullneti hypën mbi litarët e shiut
Që zbresin
Shiu bëhet i zi duke kërcyer
Dhe ai në qytetin e vdekur
Drita hyn në dritaret e orakullit të pushtuar
Humb në muret e zeza, mbi tryezën e zezë -
Ka dritë mbi orakull, ka dritë
Më lart se tërë qyteti,
Shtrohet për darkë drita, qellet në unën
E barqeve të zeza
Poshtë dëgjohen kollitjet e plakura të fëlliqësisë,
Sytë mbi rruginat e ngushta janë të fikur
Shohin të uritur, të fikur
Sytë e tyre janë të fikur
Vetëm kollitjet thyejnë copash
Vallen e shiut mbi qytetin e vdekur
Kallëzojnë kollitjet e vdjerra
Pishtarin e vetëm të ndezur
Që nxjerr dy gjuhë me dy gjuhë
Me dritë të kaltër, të ngordhur -
Do dhe ai të shtrihet përgjithmonë
Në kresat e hirta të vranit vislig që pshurr mbi qytet
Pa rrufe, pa dritë
Balta e zezë ulet mbi fron
As korbat jo,
Nuk ka korba këtu,
Nuk ka korba me krahë në qytetin e vdekur,
Drita e orakullit hahet dhe vërshon nata -
Shiu bie i zi, varet, varet
Mbytet në qytetin e vdekur.
(Epilogue)
Përpara tijë shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun
Kanë për t'u pa.
Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm,
Ngelë n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye,
As buzës humnerës nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e
Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore:
Vetëm burrnija – një burrni çelike
Asaj i rrshet dore.
Komente 0