Më mbaj mend (për 1 muaj)

Vitmar Basha
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.3 / Votuan:  23
Këndon kryesisht: pop-rock

Vitmar Basha është këngëtar dhe instrumentist. Kantautor dhe kitarist nga Tirana, i rritur në një familje artistësh, që në moshë të vogël kryen formimin e tij profesional dhe artistik në Bari dhe Firenze, Itali. Diplomohet në degën e Psikologjisë, duke kultivuar gjithmonë dashurinë për kitarën dhe muzikën. I njohur në skenën underground të Firenzes, pas shumë vitesh rikthehet në Shqipëri me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e skenës shqiptare, duke prezantuar që në fillim krijimet e tij me nuancat rock dhe grunge në kompeticione të ndryshme të vendit si “Top Fest”, “Kënga Magjike”, “Festivali i RTSH-së” etj. Aktiv në skenën live të kryeqytetit të Shqipërisë, prej vitesh vazhdon të transmetojë nëpërmjet muzikës dhe albumeve të tij vlera si barazia, miqësia, dashuria për artin dhe për të bukurën. Së fundmi, në janar 2019 Vitmar Basha prezanton me sukses dhe feedback tepër pozitiv në Teatrin e Kukullave të Tiranës, albumin e tij me titullin "9".

Në Nëntor 2007, Vitmar Basha merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Akoma Tonat".

Në Maj 2008, Vitmar Basha merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Dy Yje".

Në Dhjetor 2009, Vitmar Basha merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Nje Tjeter Jete".

Në Qershor 2011, Vitmar Basha merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Nje Hap Para".

Më datë 9 Qershor 2017, Vitmar Basha publikon videoklipin "E Imja Dhe E Jotja".

Në Shtator 2019, Vitmar Basha merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Largoji Retë", një këngë dashurie në sfumaturat pop/country.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

2

I fejuari i

Marsela Çibukaj

Kanali

Youtube

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Pjesëmarrja Në Festivale:



Komente mbi këtë artist


Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet