Vjollca Robelli
  • Jeton dhe vepron në :
  • Angli 
  • Mosha:
  • 35 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 10 Qershor 1984
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♊ Binjaket
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  35

Vjollca Robelli është këngëtare e njohur. E nisi karrierën shumë vite më parë, me debutimin e saj në skenën muzikore me këngën “Ajo”, por që më pas për arsye të studimeve dhe familjare u largua paksa nga skenë. Është kjo këngëtarja Vjollca Robelli, e cila prej vitesh jeton në Londër, ndërsa tani ka vendosur t’i rikthehet muzikës.

Lajmin për këtë rikthim e ka bërë të ditur vet ajo përmes një shkrimi të publikuar në “Facebook”, duke treguar se pas përfundimit të studimeve në Londër, ajo ka vendosur që tani t’i kthehet seriozisht muzikës dhe ka filluar punimet për këngën e re. Vjollca nuk ka lënë pa përmendur faktin se gjatë këtyre viteve, ajo ka përjetuar fatin e madh të bëhet nënë e tre fëmijëve.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Vjollca Robelli-Mripa po shënon kthimin e saj guximshëm në muzikë përmes dy këngëve “Zare” dhe “Burrnesha”, të cilat do t’i performojë live për herë të parë në koncertin që do te mbahet në kuadër të festivalit FEMART më 30 Maj 2017 në teatrin Oda në Prishtinë.

Pas një shkëputje prej një dekade, Robelli-Mripa është bashkuar me muzikantët e njohur Aram Zarikian dhe Danny Rico nga Londër, për të punuar në atë që ajo e beson dhe njëherësh për t’i falur adhuruesve të muzikës një frymë më ndryshe. Në këto bashkëpunime është inspiruar nga trashëgimia shqiptare muzikore duke e ngritur me mjeshtri zhanrin e muzikës folklorike në përzierje me xhaz të avancuar dhe origjinal.

Kënga “Burrnesha” është tregim prekës, por në të njëjtën kohë është edhe tregim inspirues për karakterin e gruas së fortë e cila hedh poshtë marrëveshjet fshatare të një martese të aranzhuar për të fituar lirinë personale – përderisa sakrifikon mundësinë që të ketë fëmijë e të ndërtojë familjen e saj – ajo vendos të jetojë si Burrneshë.

Këngëtarja u bë e famshme në vitin 2002 me hitin e saj “Ajo” duke qëndruar në vendin e parë të top listave të radiove dhe televizioneve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. “Ajo” ishte hiti numër një në Top Albania Radio dhe fitoi çmimin e festivalit Videofest në kategorinë “Best Rock Video” në vitin 2002; fitoi edhe vendin e dytë në koncertin e BBC-së “Top of the Pops” në Prishtinë. Në të njëjtin vit Robelli ishte “Youth Music Ambassador” në Prishtinë.

Në Qershor 2003, Vjollca Robelli merr pjesë në VFM 2003 me këngën "Ajo".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera