TEKSTESHQIP
Biografia
Vlashent Sata, muzikanti shqiptar, i cili prej shume vitesh e ka ndërtuar karrierën në Paris, rrëfen artistin dhe njeriun, një kaleidoskop kujtimesh e emocionesh të mbledhura nga fëmijëria, ëndrrat, jeta…të gjitha brenda muzikës, që e sjell si dhuratë për ata që e dëgjojnë. Ai e filloi karrierën në moshë të re me këndim, duke u ngjitur në skenë në moshën 5 vjeç. I nxitur nga i ati, Loro Sata, një muzikolog dhe këngëtar tenor lirik, në moshën 6 vjeç Vlashenti nis pianon. Në vitin 2002 ai shkon në Francë për të vazhduar studimet e pianos, dhe përfundon të gjitha ciklet e konservatorëve, së pari në Bordeaux, pastaj në Paris.

Në vitin 2016 Vlashenti e ka publiku albumin "Hana", një sukses shumë i madh i tij për shkak që pas publikimit të albumit, ai ka arritë me u njoftë ndërkombëtarisht e muzika e tij është dëgju në çdo radio të Francës po edhe në Shqipëri, në vendin e tij të lindjes.