Vlashent Sata
Copëzat
Copëzat
Ka material edhe për videotekën shqiptare, sepse ky materiali muzikor është përcjellë online i ilustruar në aspektin vizual edhe me klip muzikor, video produksionin e të cilit e përgatiti Punishte Drite, teksa u xhirua me regji nga Denald Grepcka. Videoklipi u publikua me datë 26 Maj 2019. Për kompozimin dhe për tekstin u kujdes vetë këngëtari, teksa producenti audio i këngës është Complice Studio. E kjo e ngjizur shumë bukur artistikisht me një video bardh e zi ku në brendi ka një vajzë pa makiazh (make up), e thjeshtë dhe e plotë gjersa vajza në fjalë është Dojna Mema, prezantuesja e njohur e televizioneve shqiptare. Kënga flet për copëzat, ato pjesë që na karakterizojnë gjithë secilin dhe na bëjnë më të ndjeshëm, por që shpesh duam ti fshehim. Sipas kantautorit, "Të gjithë ne, por sidomos vajzat, janë edhe më shumë nën presion në shoqërinë e sotme. si duken, a janë të pranuara, si duhet të sillen. Dhe çuditem sepse ato copëza apo detajet që gjithë secila i ka, i bëjnë më unike jo standarde dhe uniform! Janë shumë të bukura ashtu siç janë, ashtu siç zgjohen nga gjumi, me flokët e shpupurishura, pa makiazh, dhe mbi te gjitha janë te bukura kur janë te lira për të qenë ashtu si ndihen", pohoi ai.
Teksti :: Song Lyrics
Sa fillon dita, e shikon dritën, prap ftyren tande e mblon
Mbrapa jastekut, vij un me t'zgju.
M'largon dhe mu,
deri sa vjen vet.
Me sy mbyllur m'përqafon,
trupat tonë bashkon.
Ma fort m'shtrëngon ti.
Sa herë t'shikoj n'sy qeshesh ti si dielli ma i ngrohtë
e plotë, e vogla ime, e plotë je e madhe sa nje Botë,
e mos dysho në vete mos dysho kot,
se copëzat e tua t'kanë ba ça je ti
se copëzat e tua t'kanë ba kush je ti, sot.
Ecën tuj kcy je krejt si fmi
ban gjithë njerzit n'rrugë kokën m'e kthy
t'tanë don me i gzu kjo t'lumturon
dhe nqs brenda teje asgjë nuk shkon, e je trishtu
gjen ti dritën, trishtimin me e shu, me ndriçu, ti.
E di s'asht' e lehtë, me ba sot besim n'njerëz, merret për dobsi në t'vërtete
normal që ke frikë me m'tregu ti për vete, me m'tregu ti dobsitë.
Veç dije n'zemrën time mundesh me pushu
se t'tana copëzat e tua,
ty
ti
du.

e mos dysho në vete mos dysho në ne kot,
se copëzat e tua ti ruj unë
se copëzat e tua ti ruj unë,
sot.

Renditja
Top 200
- Publikimi: 26/05/2019
- Ora: 18:58
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Video produksion: Punishte Drite
- Producent: Complice Studio
- Aktor: Dojna Mema
- Mix: Leonardo Sojli
- Master: Leonardo Sojli
- Rec: Leonardo Sojli
- Regjisor video: Denald Grepcka
- D.O.P.: Denald Grepcka
Komente 0