TEKSTESHQIP
Vlashent Sata - Me Dasht
Vlashent Sata
Me Dasht

Dilemës klip po, apo klip jo, i është dhënë një përgjigje, pasi ky projekt përcillet tek audienca e gjerë i ilustruar në aspektin vizual me një klip muzikor, video produksionin e të cilit e përgatiti Joan Kamberaj. Ky videoklip u publikua më 8 Mars 2023. Muzikën dhe tekstin e punoi vetë artisti, kënga vjen e orkestruar në bashkëpunim nga Valerio Daniele & Vlashent Sata, ndërsa produksionin audio e realizoi Valerio Daniele.
Teksti :: Song Lyrics
Ka do kohë që s’flasim,
ne të dy
ti dorën s’ma lëshon prap,
veç unë s’të shoh n’sy.
E sa herë s’të kam dëgju
se çfarë m’thu
s’jam i plotë unë pa ty,
e di,
njësoj dhe ti

Ti m’thu ka me kalu,
se s’baj unë me u trishtu
se çfarë do t’ndodhi në jetë, veç ty unë t’kam përjetë

E di ka me kalu,
nuk ban ti me u trishtu
se çfarë do t’ndodhi n’jetë na prap,
kena me u gjet,
vërtetë

Me dasht me u dasht
Me dasht me u dasht

Deri sot jam gabu,
tu mos pranu
veten time çfarë jam,
kjo me m’mjaftu

Rroka veten me krah, tu përqafu
shpirti n’dritë m’buzeqeshi, sytë tuj gzu

Nuk du ma me harru,
ti prap me ma kujtu
askush,
s’ka me m’plotsu,
vërtetë

Nuk kam une me harru,
t’kam ty me ma kujtu
se gjaja ma e shtrenjtë n’jetë
« Asht me dasht veten vet »,
vërtetë

Me dasht me u dasht
Me dasht me u dasht

Ka do kohë riflasim ne të dy,
dorën sta lëshoj unë
e sot t’shoh n’sy.

VIDEOKLIPE

Komente 0