Biografia
Kjo është një histori e shkurtër prej ku vjen inspirim edhe i vëllezërve Esat dhe Murat Lamallari. Këtë hov të historisë të zhvillimit të folklorit në fshat e ndalin shpernguljet e Mjakut që filluan në fund të viteve të 50-ta. Në fillim shkas i shpërnguljeve ishte politika e Rankoviqit dhe më vonë ishin shkaqet ekonomike që fshatin filluan ta braktisin banorët e tij duke u përqendruar në rrafshin e Moravës dhe në kryeqendrën e Vilajetit të dikurshëm të Kosovës, Shkupit dhe një pjesë tjetër në Perëndim.
Kështu edhe prindi i Esatit dhe Muratit, Nazif Mjaku detyrohet në fund të viteve të 70-ta të shpërngulet për një jetë më të mire në Shkup. Kjo shpërngulje sikur vëllezerve Esat dhe Murat Lamallari ua shton zellin që të jenë edhe më tepër pranë tingujve të telave të ciftelise dhe sharkise. Edhe pse në moshë të re, ftesat e dasmave shqiptare për Esatin dhe Muratin kanë qenë rruga e parë e karrierësë së tyre për një karrierë më profesionale në këtë drejtim. Për këtë hap ka ndikuar edhe kusheriri i tyre Fadil Lamallari, një veprimtar i palodhshmëm i kulturës shqiptare dhe kontribues i madh i Shoqërisë Kulturore Artistike EMIN DURAKU të Shkupit.
Vëllezërit Esat dhe Murat Lamallari prej vitit 1981 deri në vitin 1995 kanë aderuar në shoqërinë Emin Duraku, ku kanë marr pjesë në shumë xhirime si në RTK, në Televizionin e Shkupit, programi ne gjuhën shqipe dhe shumë tjera. Kurse prej vitit 1995 janë anëtarë të rregulltë të shoqërisë artistike Ibe Palikuqi, ku ende edhe sot vazhdojnë te ruajnë si anëtarë traditën e folklorit dhe melosit të Karadakut të Shkupit. Janë pjesmarrës në shumë festivale te ndryshëm që organizohen në shqiptari dhe diasporë. Kanë kënduar disa here në festivalin e Gjirokastrës dhe kanë marr cmim si rapsodë më të mire për krahinën e Karadkut të Shkupit. Në vitin 2002 gjithashtu jane paraqitur më këngët e tyre në Drenas të Kosovës. Pjesmarrja e tyre e fundit ka qenë me 11 nëntor në Peshkopi ku kanë marr cmimin si rapsodë më të mire të këtij festivali.
Këngët e tyre më të reja janë këngët e dëshmorëve të luftës se vitit 2001. Kënga e Ali Mahmutit,Skenderbe te pret Shkupi, Fundi i Dimrit 2001, këngë për Karadakun, Shqipri etnike, etj.
Komente 0