Biografia
Pos tjerash, shkruan dhe poezi, të cilat deri tani janë përkthy në gjuhën gjermane, angleze, italiane, frenge arabe dhe turke.
Poezitë e saja të përkthyeme në anglisht janë botu në antologjitë: Loyalty Walking into the Unknown”, nga Poet’s Choice, Chicago.; PËRTEJ HARRIMIT në Gjermani dhe MAGMA në Kosovë, në Revistën Letrare Ndërkombëtere “Theautoetnographer”, në Revistën Letrare BRUSSELS REVIEW dhe, së fundi edhe në antologjinë “ANTOLOGJIA E DHIMBJES” e përpilueme nga Shkëlzen Halimi - HEJZA.
Në shkurt të vitit 2023, Shtëpia Botuese ONUFRI e ka botu edhe librin e saj të parë me poezi KATËRDHETË E PAK, promovimi i parë i të cilit është realizu në Bruksel, për të vazhdu në Prishtinë, Shkodër, Korçë, Tiranë, Cyrih, Genevë, Athinë, Prizren. Ndërkaq botimi i dytë i këtij libri nga po e njajta shtëpi botuese, u prezantua në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesën e Federatës Pan Shqiptare VATRA.
Libri KATËRDHETË E PAK gjithashtu është vlerësu si vëllimi më i mirë poetik me Çmimin “At Gjergj Fishta” në Lezhë.
Ciklet e saja me poezi janë vlerësuar me vendin e parë edhe nga Bashkia e Beratit me Çmimin “Vexhi Buharaja”dhe edhe në Konkursin Letrar “Ndoc Gjetja” në Lezhë.
Pjesëmarrëse në disa festivale, si: Polip International Poetry Festival- Prishtinë; Netët Korçare të Poezisë- Korcë; Kulti i Dashnisë – EtnoFest; Kalimera Poetike- Ulqin, COD – Centre for Openness and Dialogue - Tiranë, FemArt - Prishtinë dhe në dy panaire të librit jasht vendit: Gjenevë dhe Bruksel.
Kuratore e ekspozitës të fotografisë “Përdita ime e mungueme” e artistit të fotografisë, Fahredin Spahija.
Shkrimet e saja janë botu në të përjavshmen ExLibris të Tiranës, në Revistën Letrare Illz- Tiranë, në revistën elektronike për kulturë HEJZA, në gazetë online për art dhe kulturë KultPlus, në revistën për shkencë, kulturë dhe art, “Lemba” në Ulqin si dhe Le Antologie di Transiti Poetici, Rome.
Së fundi, bashkautore e dokumentarit “Kufiri i kuq mes artit shqiptar” në bashkëpunim me Fondaionin Kujto.al, Tiranë.
Nji karakter prej bricjapi, përveç rolit të saj si nanë, punës si drejtuese, menaxhere edhe trajnere, udhëton shumë duke e zhvillu njiherit edhe pasionin e saj për fotografinë.
Punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Zyrtare për Diplomaci të Jashtme, duke e vazhdu kontributin e saj në diplomaci dhe për kauza vetëdijësimi në shoqëri.
Kontribuan: