TEKSTESHQIP
Voltan Prodani - Dëgjoje Këngën O Atë!
Voltan Prodani
Dëgjoje Këngën O Atë!

Kënga vjen si kompozim nga vetë artisti, ndërsa teksti mbart firmë nga Zhuliana Jorganxhi.
Teksti :: Song Lyrics
Gjashtë tela bëre rrugë pafund
Ku thure gjithë ëndërrat e tua
Sa valë ka deti, që përkund..
Me tinguj jetës ..i the të dua…
Kitares pluhurin, ti ia shkund
Dhe vite pas më kthen mua.

Për ty muzika ish, gjithësia
Me tinguj jete, të kësaj bote
Gishtat e tua…. bënin magji
Aty rrihte kjo zemra jote
Dhe papritur.. dridhet shpirti o zot!!

Ah, një ditë, ç’farë ish kjo ditë e mallkuar
t’i hodhën prangat mizërisht në ato duar
gishtat e tu… sa nuk thirren:
S,lidhet muzika, o të mallkuar!
Nuk lidhen tingujt me zinxhirë!
S,lidhet mendja me asnjë prangë!
Ishin vite të veshtirë
nga ty me ndane.

Një ditë e mora kitaren vetë
E pashë, se rruga ishte e gjatë
Mos këputej një fill ëndrre
Në gjurmët e tua eca, o atë!
Dhe papritur dridhet shpirti…o Zot!!

Dëgjoje këngën time, ti o atë!
të ringjallet ëndërra jote, sado pak!
Gishtat e tua magji bëjn’ prapë me tinguj, ngjyra të kësaj bote!
Merr kitaren, o ate, i dashur,
e pluhurin viteve ua shkund!
Eja të lozim të dy bashk
Rrug’ e muzikës është përjetë e pafund
Komente 0