TEKSTESHQIP
Biografia
Vserlo (Klejdi Dërvishi), i lindur më 21 janar 2002 në Elbasan, Shqipëri, është një këngëtar dhe tekstshkrues i njohur shqiptar. Ai studioi për pikturë në Liceun e Elbasanit e më pas u zhvendos në Tiranë, në kryeqytet për të vazhduar jetën e tij dhe pasionin për muzikën që kishte lënë pas në sallat e teatrit të Elbasanit ku këndonte ç’do herë në shfaqje artistike.

Vserlo, nuk ka studiuar kurrë për muzikë por megjithatë pasioni për muzikën i hapi dyert në moshën 16 vjeçare për të publikuar këngën e tij të parë me titull “You Hurt Me Like Nobody” (Më lëndove si askush tjetër) në 1 dhjetor të 2018.

Emri i tij artistik është një riorganizim shkronjash (anagramë) e fjalëve “Lover” (Dashnor) dhe “Loser” (Dështak) pasi sipas tij nëse nuk je i aftë të dashurosh je një dështak.

Ai është një këngëtar që anon më shumë drejt zhanerit Pop dhe sot ai numëron plot 20 këngë origjinale të publikuara nga të cilat vetëm 4 janë në gjuhën shqiptare, 1 në gjuhën spanjolle dhe 15 në gjuhën angleze.

Ai u bë i njohur për mediat e Mbretërisë së Bashkuar (UK) nëpërmjet këngës së tij “Haters Gonna Love” e cila numëroi rreth 100 mijë shikime gjatë momenteve të para të publikimit në platformën dixhitale Spotify, nga ku dhe u publikua dhe nisi të luhej edhe në radiot internacionale.

Në 21 Mars 2021 ai konkuroi për herë të parë me një këngë shqip të titulluar “Plagë” në kompeticionin e këngës “Kënga Magjike” në Tv Klan, nga ku u skualifikua. Dhe e njëjta gjë përsëritet më 25 shtator 2022 me herën e tij të dytë të konkurimit me këngën “Shigjetat”.

Në 27 tetor 2024 Vserlo rikthehet më fuqishëm se kurrë me lutje e mesazhe të forta në këngën “AMIN”, këngë e prezantuar në “Kënga Magjike 2024” e cila arriti të bëjë bujë dhe të rrëmbejë votat pozitive të jurisë dhe dashurinë e një publiku akoma më të gjerë.

Ndërsa rrugëtimi i tij në këtë kompeticion potencialisht vazhdon, Vserlo vazhdon të provokojë publikun me trailer të shkurtër të dy këngëve të reja që priten të publikohen së shpejti. “Gëzuar” dhe “Not Alone” do të jenë titujt e këtyre projekteve që priten ta sjellin artistin akoma më të përgatitur dhe më të fortë përpara publikut.

Vserlo dallohet për stilin e tij dinamik dhe modern si edhe për mënyrën e veçantë e artistike që e përcjell artin tek publiku.