>
BIOSHQIP
  • Landi Sjellë Emocionin E Radhës, Vajzën E Dr. Florit E Dërgon Në Shkollë
    28-01-2016
    Landi i West Side Family ndonëse është larguar nga muzika për një kohë por ai prap se prap është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale. Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shihet me vajzën e Dr. Florit teksa e dërgon në shkollë, në mungesën e të atit. E ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: "Me gëzim po shkojmë në shkollë...". Ditë më parë gjithashtu vajza e Dr.Florit këndoi një nga këngët më të famshme të tij në spektaklin "Në 1 javë" të Arbana Osmanit. ...
    ★★★★★
  • Rolandi: Dr. Flori Shkoi Por Nuk Harrohet
    17-01-2015
    Vdekja e papritur e këngëtarit Dr. Flori me 17 nëntor të vitit të kaluar i shokoi të gjithë adhuruesit, miqtë, familjarët e bashkëpunëtorët e tij. Roland Hysi i cili që nga fëmijëria ishte së bashku me Dr. Florin është ai i cili e përjetoi më së rëndi humbjen e mikut të tij. Rolandi në asnjë mënyrë nuk është duke u mësuar me vdekjen e Dr. Florit. Ai ka postuar një fotografi të Dr. Florit në rrjetin social Instagram ku poshtë saj ka shkruar vargjet e këngës “Në krahët e tua do jem”, transmeton Indeksonline. “#DrFlori #landifor...
    ★★★★☆
  • Landi I “West Side Family” Bën Tatuazhin E Dr. Florit
    16-12-2014
    Topi i basketbollit me numrin 23 që mbante idhulli i tij Michael Jordan, ishte tatuazhi i bërë nga i ndjeri Dr Flori në krahun e tij. Një prej miqve të tij më të mirë, Landi Hysi, ka vendosur t’i kushtojë një tatuazh në trupin e tij dhe është i njëjti që kishte Dr. Flori. Landi i dedikoi atij edhe çmimin e fituar tek "Kënga Magjike". Ai ka deklaruar që një prej pengjeve që i ka mbetur është edhe premtimi që i kishte bër mikut të tij për të ndjekur nga afër një ndeshje të NBA, në udhëtimin e radhës në Amerikë....
    ★★★★★
  • Landi Shijon Verën Single
    03-08-2013
    Njëri nga pjesëtarët e grupit “West Side Family”, i cili siç është deklaruar prej vetë atyre nuk do të vazhdojë më, Landi, ka bërë jo pak lajme edhe jashtë fushës së këngës. Pas divorcit të bujshëm me bashkëshorten, erdhën lajme që ai tashmë e ka rigjetur dashurinë te një vajë tjetër, por informacionet e fundit tregojnë se Landi është ndarë edhe nga kjo vajzë dhe po shijon ditët e nxehta në pishina i vetëm....
    ★★★★★
  • Landi Ndahet Nga Gruaja
    21-04-2012
    Duket se ka marrë fund martesa e një prej anëtarëve të grupit "West Side Family". Bëhet fjalë pikërisht për Landin, një nga djemtë më simpatikë të këtij grupi, i cili ka drejtuar për disa sezone rresht emisionin "Mos e beso po deshe" në "Vizon+". Martesa e tij me vajzën simpatike Iris, ka marrë fund dhe këtë e kanë pohuar miq nga rrethi i tyre shoqëror. Martesa e tyre duket se ka disa kohë që është ftohur, por goditja përfundimtare ka ardhur kur Landi është larguar nga shtëpia. Bashkëshortja e tij, Iris kohët e fundit ka hequr gjit...
    ★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}