TEKSTESHQIP
Wicked K - Në Sirtarin Tim
Wicked K
Në Sirtarin Tim
(Feat. Bimbimma & Niamh)

Këngën e punoi Wicked K & BimBimma, ndërsa produksioni audio është përshtatur nga Dion Pasha.

Teksti :: Song Lyrics

Wicked K
Sa her qe vej penen ne flet menoj larg
akrepat e ores cdo sekond kunder i kom
qellimi im si artist esht me lon pas
nje gjurme dicka qe kohes ti boj ball
sekondat numroj mrapsh
nga kohet kur boja beatbox para pallatit
performanca amatore ke zhavorri para gjimnazit
tani mshif se ku jom plak
cdo hap qe kam bo
jam tu pa qe se kam hudh kot nfakt
pak nga pak shkallet po ngjis
respekt si MC po fitoj nga
legjendat e hip hopit shqip as vet se besoj
kush e mendonte qe nje dit do bonim dhe kong bashk
mos u demotivo nga pengesat
dhe po u rrzove plaget pastro mos u dorzo ka
pas thon D-M-X dikur
dhe po tbish 8 her cohu heren e 9t prap

Niamh refreni 2x
ne sirtarin tim me endrra
ti je endrra ime e pare
syt i hap dhe shoh qe mendjen po tek ti e kam

bimmi
M’ka thon’ ni plak niher:
“Ca ki mjellë, ki me korrë, gjithmonë ajo ça osht e jotja n’fund t’dites e merr!
Ski me ditë që je t’u hecë n’parajsë, pa shetitë nëpër ferr!
Se edhe andrrat ma t’bukra nisin n’terr!”
Kshtuqë, vazhdo me andrru,
Mos e le asni arsy ty andrrat me ti shu
Kurr s’ki me u msu me hecë, nëse tutësh me u rrxu!
Kur t’rrxohësh 11 her? T’12tën çu!
I vetmi njeri që munët me t’nalë je ti
Kur hupë n’labirint, e rrin? Sun gjen dalje ti!
Edhe rruga ma e vshtirë nisë me hap t’parë
Ki me metë n’ven, nese sen s’ki me ndërmarrë
Masi je çu e po merr frymë do të thot: “nuk je çu kot”
E nesërmja kurrë s’vjen krejt ça ki, e ki SOT!
Jeta o si deti, smunësh me hi pa ditë not
Kjo jetë ka qëllim, gjeje cili o qëllimi jot!

Niamh refreni 2x
ne sirtarin tim me endrra
ti je endrra ime e pare
syt i hap dhe shoh qe mendjen po tek ti e kam

VIDEOKLIPE

Komente 0