WNC
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  15
Këndon kryesisht: hip-hop

WNC është grup artistësh i njohur. WNC, ose gjatë "W-hite N-iggaz C-lan " (Klani i zezakve t'bardh), është nga grupet e muzikës Rrep që krijohet në Kosovë.

Ndonëse grupi është krijuar që në vitin 1996, shfaqja e tyre më evidentuese para publikut realizohet kur del në treg CD-ja e tyre e parë 'Pse?!'.

Lirisht mund të thuhet se këngët në këtë album, janë tejet interesante dhe të arrira në gjininë e tyre, madje karakteristikë interesante në disa raste është që ata gërshetojnë muzikën popullore në një Rrep, pse jo dhe të egër, duke i dhënë muzikës një ngjyrë shtesë, dalluese, dhe interesante.

W.N.C është i përbërë nga katër anëtarë: Besnik Belegu, Faton Hajredinaj, Arlind Gjikolli, Dardan Belegu, që në një farë mënyre mund të konsiderohen si një nga rrep-grupet shqiptare, të cilët pritet të dalin në sipërfaqe, dhe jo pa sukses. Kjo aq më tepër që ata kanë marrë mbështetjen edhe të muzikantëve të njohur kosovarë.

Të gjitha këngët në albumin e tyre janë krijime të vetë grupit W.N.C, kështu që ata po shfaqin edhe talentin e kompozitorit, duke mos marrë shumë ndihmë nga muzikantë të tjerë, por duke shpalosur krijimet dhe tingullin e tyre origjinal.

Në Qershor 2003, WNC marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "Qikat E Mira".

Në Nëntor 2005, WNC marrin pjesë në Kënga Magjike 2005 me këngën "Te Qilla".

Një nga këngët me të suksesshme mbetet bashkëpunimi me Rebel a.k.a Unikkatil, e cila titullohej "Shuj".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  DeniR  


Më shumë artikuj nga WNC »