TEKSTESHQIP

WNC
Për Ty
Lyrics

E njejtë nuk është asgjë nga dita kur të kam takuar
Dhe i zgjuar rri tërë natën për ty duke menduar
Duke mos kuptuar pse ne dy nuk jemi të bashkuar
Ndoshta dashurinë që duhet ta kem dikush e ka mallkuar
Ndoshta jo, ndoshta krejt çka duhet është vetëm pak kohë
Ta kuptosh dashurinë time ,atëherë të më thuash po
E unë të pres edhe deri sa të vdes
Edhe atëherë kur asnjë shpresë nuk do të jetë.
Edhe atëherë kur je e hidhëruar ,kur je e deshpëruar
Unë do të jem gjithnjë pranë teje për të ngushëlluar
Do te jem atje për ty në të keqen dhe të mirën
I gatshëm në çdo moment për ta plotësuar dëshirën
Edhe frikë kur ke, edhe e vetmuar kur je
Edhe dashuri kur s'ke, aty mua do të më kesh
Për ty të kujdesem, ëndrrat t'i realizoj
Për ty të jetoj, Për ty të mendoj.

[ref.]
Nuk e di pse aspak nuk po të besoj
Çdo fjalë e jotja në gënjeshtër mua më tingëllon
Pse nuk mi the këto atëherë kur kisha nevojë
Mu largo tani të lutem është tepër vonë.

Zonjushë e bukur t'i patjetër e imja duhesh me kon
Pa marrë parasysh çka mendojnë e çka thojnë ton
Se mu s'më intereson kta edhe ti e kupton
Unë thjeshtë të adhuroj dhe askush smundet të ma ndaloj
Por .................................. tërë kohen më rrijnë mbi kry
Kurrë ndjenjat që i kam për ty askush smundet me mi thy
Ti nuk je numër një por e vetmja je për mua
Dhe ashtu si të dua asnjë tjetër nuk mund ta dua
Netët e vetmuara dua me ty t'i kaloj
Fshehtësitë e mia dua vetëm ty t'i tregoj
Fshehtësitë e tua dua ngadalë t'i zbuloj
Lëvizjet e buzëve tua me kujdes t'i vështroj.
Përherë dhe më pas për ty do të qëndroj
Deri sa të vdes për ty do të këndoj
Për ty jetoj , Për ty mendoj
Shpirtin ta lexoj, dëshirat vetëm ty do t'i plotësoj.

[ref.]
Nuk e di pse aspak nuk po të besoj
Çdo fjalë e jotja në gënjeshtër mua më tingëllon
Pse nuk mi the këto atëherë kur kisha nevojë
Mu largo tani të lutem është tepër vonë.

Për ty dua të jem rreze e diellit kur është ftohtë
Dua që ta puthi trupin tënd të ngrohtë
Epshin tim në buzët e tua dua ta shuaj
Për ty mos të vuaj
Për ty jetoj ,unë për ty mendoj
Edhe veç dy fjalë unë nga ti dua t'i dëgjoj
Të lutem më ndihmo që shpirtin ta qetësoj
Dhimbjet t'i shkatërroj ,mendjen time ta liroj
Për ty, krejt çka boj i boj vetëm për ty
Asnjë fuqi smund të më shtyjë të mos mendoj për ata sy
Për sytë e vetëm që bardh shkëlqejnë kur më shikojnë
Që kohët e pakohë t'i perballoj më ndihmojnë
Në zemër të dërguar përgjithmonë të pushoj
Dhe si ushtari më i përsosur për ty dua të luftoj
Për ty të mendoj, për ty të jetoj
Sikurse kjo këngë që vetëm ty ta kushtoj.

[ref. x2]
Nuk e di pse aspak nuk po të besoj
Çdo fjalë e jotja në gënjeshtër mua më tingëllon
Pse nuk mi the këto atëherë kur kisha nevojë
Mu largo tani të lutem është tepër vonë.

DËRGOI: